Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Peleshi: Pavarësia e Kosovës, një nga aktet më të ndritura të historisë moderne shqiptare

GD
Gazeta Demos16 shkurt 2026 në 21:10
Peleshi: Pavarësia e Kosovës, një nga aktet më të ndritura të historisë moderne shqiptare

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 18-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke përcjellë urimet më të përzemërta në emër të Kuvendit dhe popullit shqiptar. Ai e cilësoi këtë datë si një moment historik lirie, dinjiteti dhe drejtësie për kombin shqiptar.

Në fjalën e tij, Peleshi e konsideroi Pavarësinë e Kosovës një nga aktet më të ndritura të historisë moderne kombëtare, duke theksuar se ajo përfaqëson triumfin e të drejtës së një populli për të jetuar i lirë, sovran dhe i pavarur pas dekadash shtypjeje, diskriminimi dhe dhune sistematike. Ai vlerësoi sakrificën dhe qëndresën e popullit të Kosovës, si dhe rolin vendimtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në realizimin e këtij qëllimi historik.

Kryetari i Kuvendit theksoi se, edhe pse një shtet i ri, Republika e Kosovës është shndërruar në një shtet demokratik dhe një faktor stabiliteti në rajon, duke zënë vendin e saj në komunitetin e vendeve demokratike. Ai nënvizoi gjithashtu mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Europian, të cilët u rreshtuan në anën e drejtësisë dhe lirisë.

Në këtë kontekst, Peleshi shprehu shqetësimin për proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të luftës çlirimtare, duke theksuar se drejtësia për ta lidhet drejtpërdrejt me drejtësinë e vetë kauzës së Kosovës. Ai kujtoi gjithashtu Deklaratën e 13 shkurtit të Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, duke e cilësuar këtë qëndrim si një detyrim moral, historik dhe kombëtar.

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, i pari i Kuvendit shqiptar nënvizoi se ato janë marrëdhënie vëllazërore dhe një partneritet strategjik, i bazuar në histori, sakrifica dhe aspirata të përbashkëta për integrim euroatlantik. Ai theksoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian, NATO dhe Këshillin e Europës.

Peleshi vuri në dukje gjithashtu mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, duke e konsideruar këtë një garanci të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe të gjithë rajonit.

Në përfundim, ai theksoi se Pavarësia e Kosovës është një fitore e lirisë mbi shtypjen dhe një krenari për gjithë kombin shqiptar. Ai uroi institucionet e Kosovës për sukses në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik.

Niko peleshi

Më shumë nga Lajme

  • 17:38Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme
  • 17:06Çitaku: Revoltën në Kosovë po e udhëheqin të rinjtë, “fëmijët e lirisë”
  • 17:05​BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme
  • 17:03Ambasada e SHBA paralajmëron për të dytën herë brenda ditës shtetasit e saj për protestat: Evitoni turmat, mund të eskalojnë shpejt
  • 16:53Pamje emocionuese: Vëllai i Hashim Thaçit s'mundi ta mbajë mërzinë në protestën ku kërkohej drejtësi për ish-krerët në Hagë