Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pejë: Për gjashtë muaj, 35.265 dënime për shkelje të rregullave në trafik

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 10:28
Pejë: Për gjashtë muaj, 35.265 dënime për shkelje të rregullave në trafik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, përmes stacioneve policore dhe Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, ka ndërmarrë një sërë masash për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 35.265 gjoba për kundërvajtje në komunikacion ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, sipas të dhënave, Policia ka shqiptuar 1.632 masa mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit, me kohëzgjatje nga tre muaj deri në një vit, si dhe 3.047 gjoba me pikë negative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Nga Policia Rajonale e Pejës është theksuar se këto rezultate janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për zbatimin e ligjit, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Me rritjen e qarkullimit gjatë sezonit veror, Policia ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, motoçiklistët, çiklistët dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të shmangin drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin
  • 22:52Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit