Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar ndaj raportimeve se ka urdhëruar largimin e billbordin me fotografitë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit që ndodhet në qendër të qytetit.
Peci ka thënë se pavarësisht vendimit për largimin e të gjitha billbordeve, ka bërë përjashtim në rastin e ish-presidentit e ish-kryeparlamentarit për shkak të situatës ku ndodhen ata.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të gjithë duhet të mësohemi që Mitrovicën ta bëjmë qytet normal ku sundon rregulli, rendi dhe ligji.
Autoritetet komunale po largojnë tabelat reklamuese/billbordat që janë vendosur pa leje dhe shfytëzohen kundërligjshëm. Si kryetar, u kam rekomanduar që të kete përjashtim vetëm billbordi i vendosur për ish Presidientin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata.
Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pijnë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli.