Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK: Zvarritjet e pafundme e kanë kthyer procesin gjyqësor në Hagë në padrejtësi të institucionalizuar

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 10:08
PDK: Zvarritjet e pafundme e kanë kthyer procesin gjyqësor në Hagë në padrejtësi të institucionalizuar

Partia Demokratike e Kosovës tha se është e shqetësuar lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Kjo vonesë e pajustifikueshme është një dëshmi e radhës e këtij procesi të stërzgjatur, i cili e ka humbur kuptimin e drejtësisë dhe është shndërruar në një proces të ndikuar nga kalkulimet politike. Shtyrja e fundit është një goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej rreth pesë vitesh e gjysmë po mbahen në paraburgim, duke ua shndërruar këtë masë në një dënim të heshtur të imponuar përmes vonesave të përsëritura”.

PDK i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky proces të shndërrohet në “një shembull të dështimit të drejtësisë ndërkombëtare”.

“PDK mbetet e palëkundur në bindjen për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkon një vendim përfundimtar, pa vonesa të mëtejshme, i cili do të mundësojë rikthimin e tyre në Kosovë”.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 17:52Haradinaj për shkarkimin e Isufajt: Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje politike
  • 17:42Ymeri për shkarkimin e Isufajt: Shumica e popullit e ka vendosur me votë se nuk e përkrah drejtësinë e demokracinë
  • 17:29Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh
  • 17:20Ramadan Avdiu sqaron mungesën e Ukshin Hotit në Mbledhjen e IV të Përgjithshme të LPK-së
  • 17:15Kur pritet shiu e bora në Kosovë, IHMK del me njoftim