Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

PDK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se forumi rinor i këtij subjekti do të ketë aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës me fillim nga ora 11:00.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës prej disa ditësh ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.