Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK pret që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 21:17
PDK pret që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të shpallë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të kushtetueshëm dhe të përcaktojë që zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Gruda në Debat Plus ka shtuar se Kuvendi i Kosovës e ka konsumuar të drejtën për të zgjedhur presidentin dhe se çdo interpretim tjetër, si ai i afatit 60-ditor, nuk është i vlefshëm.

“Ne presim që dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të shpallet kushtetues, dhe Gjykata Kushtetuese të përcaktojë që duhet të shpallen zgjedhjet e reja dhe se duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Kjo sepse kështu është e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka theksuar ai.Ai ka theksuar se Kuvendi duhet të kishte zgjedhur presidentin 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit në detyrë.

“Kuvendi i Kosovës e ka konsumuar drejtën e vet për me zgjedh një president. Dhe asnjë interpretim obstruktiv që i bëhet Kushtetutës sikur qenkan edhe 60 ditë tjera nuk mendoj që është i vlefshëm. Kuvendi i Kosovës është dashur me zgjedh presidentin 30 ditë para se t’i përfundojë presidentit ekzistues mandati”, ka deklaruar Gruda në Debat Plus.Gruda ka theksuar se afati 30-ditor në Kushtetutë është për një qëllim tjetër, ndërsa afati 60-ditor shërben për një qëllim tjetër.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit