Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idriz ka njoftuar se ka marrë besimin e strukturave të Degës së Partisë Demokratike për të kaniduar edhe për një mandat në krye të komunës.
Përmes një postimi në Facebook, Idrizi deklaroi se para katër vite kur mori për herë të parë besimin e qytetarëve si kryetar i komunës e kishe marrë me bindjen se detyra nuk ishte vetëm të udhëheqja, por të ishte edhe kryetari i të gjithëve, siç është shprehur ai, pranë secilit qytetar pa dallim.
“Sot pas katër viteve pune, Dega e PDK-së në Vushtrri më ka dhënë sërish besimin duke nominuar kandidaturën time edhe për një mandat tjetër si kryetar Komune. Vendimi unanim i strukturave të degës, me mbështetjen e kryetarit z. Kurtan Kajtazi, është për mua nder dhe përgjegjësi e madhe”- ka pohuar ai.
