Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK lëshon sallën e Kuvendit, e tërheqin draft-rezolutën për mbrojtjen e luftës

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 11:50
PDK lëshon sallën e Kuvendit, e tërheqin draft-rezolutën për mbrojtjen e luftës

Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar seancën e Kuvendit.

Ky vendim i PDK-së erdhi pas dështimit të arritjes së një kompromisi mes partive për të futur në rendin e ditës draft-rezolutën për mbrojtjen e luftës.

Për shkak të mosmarrëveshjeve mbi prioritetin e pikave, PDK vendosi të tërheqë dokumentin, duke e lënë të hapur diskutimin për këtë çështje në seanca të ardhshme.

Vlora Çitaku tha se kjo pikë është më e rëndësishme se çdo marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kryetare, grupet parlamentare, të gjithë deputetët, e kanë pranuar tekstin e rezolutës dje, ka pasur kohë të mjaftueshme që grupet të japin vërejtjet e tyre. Megjithatë, ne jemi të gatshëm që të ulemi bashkë sepse për ne, dhe për secilin deputet, nuk ka bash asnjë çështje tjetër më të rëndësishme se trajtimi i kësaj rezolute, votimi në unanimitet.

Jemi të gatshëm të takohemi, por nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromis. Kryetare, ua dhamë votat për marrëveshjet ndërkombëtare, por kjo rezolutë në mbrojtje të vërtetës historike, në mbrojtje të viktimave, është më e rëndësishme se çdo marrëveshje ndërkombëtare. Ju lutem kryetare, tjetër punë na nuk kemi, rrimë këtu edhe 5 orë, ta kryejmë sot dhe ta kryejmë si pikë të parë të rendit të ditë. Kjo është kërkesa jonë.”

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën
  • 10:49Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë
  • 10:48Haradinaj kujton dëshmorët e rënë në gushtin e vitit 1998: Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre