Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

PDK: Kushtetuta nuk është pazar politik, fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 10:00
PDK: Kushtetuta nuk është pazar politik, fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të afateve dhe bllokim të procesit.

Në një postim në Facebook, PDK ka thënë se Kuvendi është dashur të konstituohet brenda afatit kushtetues, ndërsa ka theksuar se edhe afati i ri i 6 shtatorit nuk është respektuar.

Sipas PDK-së, partia ka marrë pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit me qëllim të përmbylljes së konstituimit, por procesi është penguar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.

PDK pretendon se LVV ka vendosur kushte të reja politike, duke e lidhur zgjedhjen e nënkryetarëve me mënyrën e votimit për Presidentin e Republikës.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta nuk është pazar politik”, thuhet në reagim.

PDK ka bërë të ditur se është duke përgatitur rastin që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe se, deri në një vendim të saj, nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

“Mjaft me afate të shkelura, kushte të reja dhe pazare politike. Tani fjalën duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar PDK.

kushtetutapazarpolitik

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim