Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

PDK i përgjigjet BE-së dhe Speciales: Kuvendi s’ka nevojë t’i pyesë për ligjet, s’kemi shkelur asnjë detyrim ndërkombëtar

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 14:56
PDK i përgjigjet BE-së dhe Speciales: Kuvendi s’ka nevojë t’i pyesë për ligjet, s’kemi shkelur asnjë detyrim ndërkombëtar

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i është përgjigjur reagimit të Bashkimit Evropian dhe Dhomave të Specializuara lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të miratuara një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

BE-ja ka shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet e miratuara, duke vlerësuar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe duke kërkuar respektimin e pavarësisë së Dhomave të Specializuara.

Gruda ka thënë se një qëndrim i tillë nuk përputhet me atë që, sipas tij, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte deklaruar gjatë vizitës së saj në Prishtinë.

“Presidentja e Komisionit Evropian ka deklaruar në Prishtinë që nuk është problem nëse Kosova miraton një ligj. Është e drejtë e Kosovës të thotë presidentja von der Leyen që ta ndryshojë ligjin”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka thënë se ndryshimet e miratuara nuk cenojnë asnjë detyrim ndërkombëtar të Kosovës.

“Mund t’i garantoj BE-në që janë partneri ynë strategjik dhe i padiskutueshëm që ne nuk prishim me këtë ligj asnjë detyrim ndërkombëtar, nuk shkelim asnjë detyrim ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Gruda ka theksuar se Kosova, sipas tij, mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe detyrimeve ndërkombëtare.

“Rruga jonë evropiane është e padiskutueshme, partneriteti ynë është i padiskutueshëm, dhe lojaliteti ynë i pakushtëzuar ndaj detyrimeve ndërkombëtare është i padiskutueshëm, dhe ky ligj nuk prish asnjë detyrim të tillë ndërkombëtar”, është shprehur Gruda.

Duke komentuar reagimin e Dhomave të Specializuara, Gruda ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk ka nevojë ta konsultojë gjykatën për nismat e veta ligjore.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka nevojë ta pyesë Gjykatën Speciale për nismat e veta ligjore. Kjo është një gjë e ditur, kjo është një standard civilizues që organi ligjvënës nuk e pyet organin gjyqësor për ndryshime të tilla”, ka deklaruar ai.

Sipas Grudës, nëse ka dilema për kushtetutshmërinë e ligjit, çështja duhet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Nëse dikush ka dilema për kushtetutshmërinë e këtij ligji, ka një adresë, Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në Prishtinë, ku mund ta dërgojë”, ka thënë Gruda.

Ai ka folur edhe për amendamentin e miratuar nga Kuvendi, duke thënë se ai ka qartësuar kompetencat e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Amendamenti e saktëson që Dhoma Kushtetuese në Hagë mund të kontrollojë vendimet, urdhrat dhe gjykimet që dalin nga vendimet, nga puna e dhomave paraprake dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Por jo vendimet e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka theksuar se vendimet e Kuvendit të Kosovës, përfshirë ligjin e miratuar një ditë më parë, mund të kontrollohen nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.

“Kosova nuk ka dy gjykata kushtetuese, ka një Gjykatë Kushtetuese në Prishtinë dhe ka një Dhomë Kushtetuese në Hagë, që është institucioni i saj për qëllime të gjykimeve atje”, ka thënë Gruda.

Në fund, Gruda ka deklaruar se ndryshimet e miratuara janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, marrëveshjen e ratifikuar me Bashkimin Evropian dhe marrëveshjen me Holandën.

asnjëdetyrimndërkombëtar

Më shumë nga Lajme

  • 15:43Kurti, Hamza, Osmani e Sejdiu bëhen bashkë gjatë ceremonisë për presidenten e re
  • 15:42Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë
  • 15:34Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
  • 15:25Presidentja e re arrin për inaugurim, pritet nga Albulena Haxhiu
  • 15:14PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia