Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 09:28
PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se PDK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e votimit të Qeverisë së re, e cila u votua më 13 shtator.

Pas dorëzimit të lëndës, Tahiri tha se Kuvendi aktual, sipas vlerësimit të PDK-së, është i pakonstituuar dhe pa legjitimitet të plotë.

“Sot bashkë, bashkë përsëri me Përparimin, që ju kemi paralajmëruar edhe dje, jemi këtu te Gjykata Kushtetuese, ku e deponuam kërkesën tonë për me e trajtuar edhe po ashtu çështjen e votimit të Qeverisë”, tha Tahiri.

Ai theksoi se, sipas PDK-së, Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë për të rikthyer, siç u shpreh ai, ligjshmërinë dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Pra, ky Kuvend, i cili tashmë ka dilema dhe është i vlerësuar prej anës tonë që është i pakonstituuar dhe pa legjitimitet të plotë, patjetër që duhet t’i vendoset masa dhe duhet të kthehet ligjshmëria nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi ai.

Tahiri paralajmëroi se PDK-ja do t’i drejtohet Kushtetueses edhe për vendime të tjera që mund të merren nga Kuvendi.

“Sepse secili vendim që derivon nga ky Kuvend i pakonstituuar, ne do ta deponojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të kërkojmë ligjshmëri”, tha ai.

“Sot e bëmë për Qeverinë, e cila është votuar me datën 13, dhe po ashtu po paralajmëroj edhe njëherë se secilat vendime apo secilat akte juridike që dalin, ne do t’i sfidojmë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që vendi me u kthy në binarë kushtetues”, përfundoi Tahiri.EO

kushtetuesetahiriqeverisë

Të ngjashme

Edita Tahiri kritikon Kurtin për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit

Edita Tahiri kritikon Kurtin për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit

16:10
Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, afati deri më 2 nëntor

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, afati deri më 2 nëntor

16:08
Tahiri në mbledhjen e Kryesisë ngriti çështjen rreth strategjisë për mbrojtjen e çlirimtarëve

Tahiri në mbledhjen e Kryesisë ngriti çështjen rreth strategjisë për mbrojtjen e çlirimtarëve

11:41

Më shumë nga Lajme

  • 21:51Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në
  • 21:49Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij
  • 21:42Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar
  • 21:40Përplasje mes Azemit dhe Pacollit: Ti je i dënun – për çka? – a të përfaqëson Rozeta Hajdari e Nagip Krasniqi
  • 21:36Aksoni në Fushë Kosovë, Policia del me detaje