Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Vitisë.
Në këtë komunë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin Komunal, me 35.61% të votave. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 32.13%, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 25.80% të votave.
Për balotazh në zgjedhjet për kryetar të komunës do të përballen Sokol Haliti i LDK-së dhe Arsim Ademi i Vetëvendosjes.Deri tani janë numëruar 15 vendvotime nga 60, ose 23.44% e totalit.
