Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK dhe Aleanca para Qeverisë: Kurti, hiq dorë nga bllokada, mos e mbaj Kosovën në krizë për interesa politike

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 09:32
PDK dhe Aleanca para Qeverisë: Kurti, hiq dorë nga bllokada, mos e mbaj Kosovën në krizë për interesa politike

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës, së bashku me asamblistë e drejtorë nga Skenderaj dhe Istogu, kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para Qeverisë, duke bllokuar hyrjen e objektit që nga orët e mëngjesit.

Edhe këtë të hënë, thirrja e tyre ishte e njëjtë: të formohen sa më parë institucionet e vendit.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, para mediave deklaroi se kur cenohet shteti dhe Kushtetuta, siç tha ai, cenohet edhe interesi më i madh i qytetarëve.

“Kur cenohet Kushtetuta dhe shteti i Kosovës, neve na keni përballë, sepse kemi edhe ne përgjegjësi të mbrojmë Kushtetutën, shtetin. Mos ta ngatërrojnë durimin tonë me frikë, sepse bash hiç nuk frikësohemi. Sepse kur protestojmë sot në mënyrë simbolike në numër më të vogël, nesër edhe në rrugë. Dhe sigurisht që ata të cilët e kanë marrë pushkën në dorë në kohën më të vështirë dhe e kanë hequr armikun shekullor nga Kosova, janë në mesin e PDK-së, si dhe të Aleancës, dhe ata kanë pasur guxim edhe më të madh. Besoj se kjo është punë më e vogël që e bëjmë për shtetin tonë”, tha Lushtaku.

Nga ana tjetër, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, tha se për dy vjet Kosova po përballet me mungesë të funksionimit të institucioneve, ku, sipas saj, vendi, përballë sfidave që po kalon, po kërkon zgjidhje.

“E ftoj edhe një herë Albin Kurtin që të mos bëjë hajgare me besimin e qytetarëve, të cilët ia kanë dhënë me 53 deputetë. Të vijë në Kuvend, të krijojë institucionet dhe të vazhdojë me punën”, u shpreh ajo para mediave.

Grupi Parlamentar i PDK-së, së bashku me anëtarë të Kryesisë, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu, i janë drejtuar Kurtit edhe përmes Facebook-ut.

Sipas tyre, Kosova nuk mund të vazhdojë të mbahet në krizë. Ata kanë thënë se çdo ditë e bllokadës institucionale e thellon krizën e shtetit dhe rëndon pasojat për qytetarët.

“Mesazhi ynë për deputetin Kurti është i qartë: hiq dorë nga bllokada, kthehu në Kuvend dhe mos e mbaj vendin në krizë për interesa politike”.

kanëqeverisëdorë

Të ngjashme

Tahiri: Dueti Kurti-Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit dhe qytetarëve

Tahiri: Dueti Kurti-Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit dhe qytetarëve

09:37
Vrasja e Jetlira Foniqit, Uka: Shteti duhet me kry punën!

Vrasja e Jetlira Foniqit, Uka: Shteti duhet me kry punën!

22:21
Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku

Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku

23:26
E rëndë në Lezhë: Shpërthen bombola e gazit, 6 pjesëtarë të familjes përfundojnë në spital

E rëndë në Lezhë: Shpërthen bombola e gazit, 6 pjesëtarë të familjes përfundojnë në spital

21:38

Më shumë nga Lajme

  • 11:48Zhduket një vajzë nga Peja, babai raporton rastin në polici
  • 11:37Protesta e komunave, Gjini fton qytetarët për pjesëmarrje: Nesër ngremë zërin!
  • 11:2637-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • 11:25Vdes nëna e dëshmorit Basri Canolli-Shpendi
  • 11:22Komanda e NATO-s në Napoli njofton për vizitat e ushtarakëve të KFOR te Ura e Ibrit, përmendet “përshtatja e pranisë” atje