Një rrahje brutale ka ndodhur pasditen e së dielës (ditën e zgjedhjeve) në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Më herët, u publikuan pamjet në të cilat u raportua se “grupi i Qazim Rrahmanit” kanë rrahur ish-deputetin e Kosovës, Danush Ademi.
Kështu tha edhe vet deputeti. Por në një reagim publik, ka reaguar partia e Qazim Rrahmanit. Në reagim, mohohet se PDAK apo kryetari i saj kanë sulmuar Ademin.
REAGIM :
Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës PDAK, dhe Kryetari Qazim Rrahmani fare nuk ka te bëjë me këtë sulm fizik ose incident mes palëve.
Danush Ademi me 12.10.2025 ka provokuar dhe ofenduar familjen Rrahmani në Rrugën Naim Beka në fshatin Dubravë, me fyerjet më të rënda jo njerëzore, pas një shqarimi me palëve ka ardhë deri te një incident me tyre si familjar, dhe kjo ska të bëjë fare me çështje politike, rasti është edhe Polici dhe nuk ka të bëjë me procesin zgjedhorë, por Danush Ademi po e luan viktimën pas humbje nga PDAK dhe Qazim Rrahmani.
Gjitha zgjedhjet nga 2019 Danush Ademi i ka humbur nga Qazim Rrahmani dhe tani duke ofenduar familjen Rrahmani, e ka krijuar dhe po krijon tendeca për konflikt.
