Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas vizitës së Ramës në Hagë, reagon Behrami: Krerët e UÇK-së do të lirohen, turpi për Kurtin do të jetë i përjetshëm

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 15:39
Pas vizitës së Ramës në Hagë, reagon Behrami: Krerët e UÇK-së do të lirohen, turpi për Kurtin do të jetë i përjetshëm

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Hagë.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Hashim Thaçi është rrëmbyer pa gjyq dhe pa akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës.

Këtë zhvillim e ka komentuar Artan Behrami, i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.

“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, sërish merr rrugën e gjatë për të vizituar në Hagë presidentin Hashim Thaçi, ndërsa ish-kryeministri Albin Kurti nuk e ka marrë mundin t’i ndajë dy minuta për ta mbushur një formular dhe të shkojë t’i vizitojë krerët e UÇK-së”, ka thënë Behrami.

Tutje, ai ka thënë se ish-kryeministri Kurti mund të ketë inat ndaj Hashim Thaçit, pasi i ka humbur çdo betejë politike përballë tij, por ka shtruar një pyetje me habi se cila është arsyeja që nuk e ka vizituar Rexhep Selimin.

“Edi Rama është përfaqësuesi më i madh i shqiptarëve të Shqipërisë dhe i shqiptarëve të Kosovës. Krerët e UÇK-së shumë shpejt do të lirohen, por turpi (për Kurtin) do të jetë i përjetshëm”, ka thënë Behrami në fund të reagimit të tij.

Më shumë nga Lajme

  • 17:07Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish në Kosovë
  • 17:05BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
  • 17:04Ganimete Musliu reagon për kërcënimet ndaj gazetarëve: Fushatat linçuese janë su*lm ndaj fjalës së lirë
  • 16:50Vitia paralajmëron për rikthimin e fruthit në Kosovë, u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët
  • 16:43Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit