Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas vdekjes së punëtorëve, Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të mërkurën

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 10:16
Pas vdekjes së punëtorëve, Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të mërkurën

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë ka marrë vendim që të mëkurën të protestojnë në mënyrë që të solidarizohen me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në venin e tyre të punës.

“Si kryesi morëm vendim që të mërkurën  në ora 08:00 të mëngjesit të shprehim pakënaqësinë tonë në tri divizione. Prat ë mërkurën në ora 08:00 Sindikata e Re e KEK-ut së bashku me të gjithë punëtorët në tri divizione do të protestojë dhe do të solidarizohet me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës”, ka thënë ai.

“Edhe nga ky takim, po edhe nga këtu me median, familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre në Korporatën Energjetike të Kosovës u shprehim ngushëllime, ju themi se edhe ne ndjejmë dhimbje me ta. Sot është diskutuar gjerë e gjatë për kushtet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe është vlerësuar e është konstatuar se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira në punë, por edhe siguria e punëtorëve dhe pajisjet mbrojtëse janë mungesë jashtëzakonisht e madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës. Prandaj, si Kryesi morëm vendim që të mërkurën, në orën 08:00 të mëngjesit, në tri divizionet të shprehim pakënaqësinë tonë për pajisjet mbrojtëse dhe për kushtet e punëtorëve në punë”, ka shtuar Jashari.

Ndërsa, ka bërë të ditur se edhe të martën do të protestojnë në mënyrë simbolike në Prishtinë, para drejtorisë në Toskanë.

Edhe një herë e ngritëm shqetësimin sepse rastet që po ndodhin janë raste jashtëzakonisht të rënda, sepse këta punëtorë dhe këta djem e këta burra kanë ardhur këtu për me punuar, me dhanë djersën e me dhanë maksimumin që Kosova të ketë dritë, dhe në fund të ditës të kthehen shëndosh e mirë te familjet e tyre, e atë kontributin e tyre t’ia kthejnë familjeve të veta. Prandaj, këto që kanë ndodhur janë të papranueshme. Ne e ngritëm shqetësimin që duhet të ketë një koordinim të menaxhmentit pak më të mirë. Është shqetësim sepse derisa një menaxher ose një drejtor i ka 4-5 kerre në dispozicion për punën e tij, ndërsa punëtorët kanë mungesë kerresh për të dalë në terren, për të dalë në prodhim, për t’i koordinuar punët e për t’i zgjidhur punishtet e tyre në frontin e punës, kjo është e papranueshme për neve. Prandaj, para të mërkurës do të kemi edhe një protestë simbolike para Drejtorisë në Toskanë… po, në Prishtinë. Pra, forma dhe metodat do t’ju njoftojmë me kohë, edhe orën do t’ju njoftojmë, pra për nesër. Ajo do të jetë simbolike, ndërsa të mërkurën do të ketë protestë me të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës në tri divizionet: në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, në Divizionin e Termocentralit “Kosova A” dhe në Divizionin e Termocentralit “Kosova B”.

Ndërkaq, nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se ka raste kur punëtorët shohin rrezik në vendpunishte dhe tregojnë për atë, e pastaj ndëshkohen dhe largohen edhe nga puna.

“Realisht, ne kemi një brengë të madhe të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, që besa edhe të udhëheqësve të cilët nuk kanë mundësi me i mbikëqyrë punëtorët se çfarë pajisjesh kanë në mungesë të veturave. E tha kryetari që veturat nuk mungojnë, po mungojnë vetëm për stafin punues të Korporatës Energjetike të Kosovës e jo për stafin menaxhues.

Në anën tjetër, ne kemi një menaxhim represiv për arsye se stafi menaxhues bën presion të jashtëzakonshëm të kryhet puna. Shumë raste na kanë ndodhur që punëtorët, edhe kur e dinë që faktikisht janë të trajnuar dhe kur e dinë që është vendi i pasigurt, nuk e kanë guximin me treguar e me thënë se “këtu nuk po guxojmë me shkuar se është i pasigurt”, për shkak se ndodhin menjëherë fletëparaqitjet e komisioneve disciplinore e ndëshkohen. Kemi raste kur për një tre-katër dërrasa buellona punëtorin e kanë qitë prej punës, e kur kemi raste më të rënda të stafit menaxhues të tyre që ka edhe keqpërdorime, ata nuk largohen prej pune.

Fakt që ky është menaxhim represiv e jo motivues. Ne kërkojmë që menaxhimi të bëhet… të ndryshohet diskursi i menaxhmentit, për arsye se ky lloj menaxhimi i deklason punëtorët në njëfarë forme, edhe punëtorët nuk e kanë guximin të shprehin në mënyrë të drejtë se ka vende që nuk guxojnë apo janë të rrezikuar për me hyrë”, tha Llumnica./EO

punëtorëvemërkurënkek-ut

Të ngjashme

Vdekjet e punëtorëve alarmojnë KEK-un, sindikalistët mblidhen urgjentisht

Vdekjet e punëtorëve alarmojnë KEK-un, sindikalistët mblidhen urgjentisht

08:44
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

21:08
“Do të kujtojmë me mall, unë dhe djemtë”, mesazhi prekës i bashkëshortes së punëtorit të KEK-ut që vdiq tragjikisht

“Do të kujtojmë me mall, unë dhe djemtë”, mesazhi prekës i bashkëshortes së punëtorit të KEK-ut që vdiq tragjikisht

17:15

Më shumë nga Lajme

  • 11:30Haxhiu: Deputeti i betuar Kurti është uzurpues serik i institucioneve, po e mban të bllokuar Kuvendin
  • 11:29Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi: Dyshohet se u detyrua të gjunjëzohej para se të qëllohej dy herë
  • 11:27Haxhiu në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Do të vazhdojmë të jemi përkrah Ukrainës
  • 11:25PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim
  • 11:23Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës