Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Georgina Rodriguez largohet për në Madrid me fëmijët

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 14:59
Pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Georgina Rodriguez largohet për në Madrid me fëmijët

Georgina Rodriguez, thuhet se është larguar nga Riad së bashku me fëmijët dhe ka udhëtuar drejt Madrid, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve, ajo është larguar nga kryeqyteti i Arabisë Saudite me avionin e saj privat pas zhvillimeve të fundit në rajon, përfshirë një sulm me dron të lidhur me Iran, që sipas raportimeve kishte në shënjestër ambasadën amerikane në Riad më herët këtë muaj.

Ende nuk dihet nëse Georgina dhe fëmijët janë kthyer përfundimisht në Madrid.

Në rrjetet sociale ajo ka ndarë disa momente nga vizita me fëmijët në Valle de Cuelgamuros, vend i njohur më parë si “Lugina e të Rënëve ”, ku mori pjesë edhe në një meshë. Në një postim në Instagram, ajo shkroi se ishte një nga meshat më të bukura ku kishte marrë pjesë ndonjëherë.

Ndërkohë, edhe Ronaldo ndodhet aktualisht në Madrid, ku po rikuperohet nga një dëmtim.

Trajneri i klubit Al-Nassr FC, Jorge Jesus, ka bërë të ditur se lëndimi i futbollistit është më serioz nga sa ishte menduar fillimisht.

“Cristiano ka udhëtuar në Spanjë, ashtu siç kanë bërë edhe disa lojtarë të tjerë më parë. Dëmtimi kërkon trajtim në Madrid nga një specialist që punon me të. Shpresojmë që ai të rikthehet sa më shpejt dhe ta ndihmojë ekipin” , u shpreh trajneri.

Georgina Rodriguez

Më shumë nga Lajme

  • 14:36Të dielën në Shkup marsh në mbështetje të çlirimtarëve, “Jo në emrin tim”
  • 14:34PDK mbështet protestat për çlirimtarët: Zëri i qytetarëve të respektohet!
  • 14:32Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit
  • 14:31Djemtë e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut
  • 14:30Pecit debaton me asambleistin e PDK-së: Ti mbaje atje maicën “Lira ka Emër”, por edhe “hipokrizia ka emër”