Kryeparlamentari Dimal Basha ka pranuar sot raportin e progresit të vitit 2025 nga shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Kryetari Basha ka vlerësuar se raporti pasqyron zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe nënvizon hapat e rëndësishëm që Kosova ka ndërmarrë në forcimin e institucioneve, në sundimin e ligjit dhe në konsolidimin e demokracisë.
Vlerësimet pozitive që përmban raporti, sipas kryetarit Basha, janë dëshmi e përkushtimit të institucioneve tona për reforma të qëndrueshme dhe për përparim të matshëm.
