Shërbimi Spitalor Klinik dhe Unviveristar i Kosovës, ka njoftuar se pas një sëmundjeje të shkurtër, ka vdekur Mevlie Berisha, shefe e Zyrës Ligjore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
SHSKUK-ja ka vlerësuar lart punën e saj, mbi 25 vjet në këtë institucion.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas një sëmundjeje të shkurtër, është ndarë nga jeta Mevlie Berisha, shefe e Zyrës Ligjore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Largimi i saj i parakohshëm ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në institucionin tonë, ku ajo kontribuoi me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri për mbi 25 vjet.
