Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Pas më shumë se 27 viteve ankthi”, deklarohen nga Komisioni për të Pagjeturit për rivarrimin e Agron Gjocajt

GD
Gazeta Demos21 shkurt 2026 në 22:04
“Pas më shumë se 27 viteve ankthi”, deklarohen nga Komisioni për të Pagjeturit për rivarrimin e Agron Gjocajt

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është deklaruar për rivarrimin e dëshmorit, Agron Gjocaj gjatë ditës së sotme në Baballoq të Deçanit, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur deri në identifikimin e eshtrave të tij.

Përmes një njoftimi, ky Komision thotë se pas gjetjes dhe identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në respektim të kërkesës së familjes, u rivarrosën mbetjet mortore të tij, të cilat u gjetën gjatë vitit 2025.

“Sot në Varrezat e Dëshmorëve në Baballoq të Deçanit, me nderime ushtarake, u rivarros dëshmori i kombit Agron Gjocaj, i rënë më 18.08.1998, që ishte në Listën e Personave të Zhdukur deri në identifikimin e eshtrave të tij”.

“Ceremonia e rivarrimit u zhvillua në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve institucionalë, të cilët nderuan jetën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës”.

“Pas më shumë se 27 viteve ankthi, shprese dhe qëndrese dinjitoze, me peshën më të madhe të mbajtur nga familja e tij, Dëshmori Agron Gjocaj u rivarros me nderimin më të lartë në tokën e Kosovës së lirë që e deshi dhe për të cilin dha gjithçka”.

Më tej, Komisioni për të Pagjeturit thekson në njoftim se ky rivarrim, dhe çdo rivarrim, “është një rikujtim i fuqishëm se drejtësia nuk është përmbushur plotësisht dhe se ka ende familje që presin me ankth një përgjigje”

Më shumë nga Lajme

  • 21:47Lushtaku: Në rast sulmi, duhet ta mbrojmë Republikën
  • 21:41Mujku: ShBA autorizoi dëshmitarët e saj për të dëshmuar në Hagë
  • 21:41Kryeziu: Komunikata e Ambasadës Amerikane ishte më shumë për stafin dhe qytetarët amerikanë, çështje protokoli
  • 21:38Konstituimi i Kuvendit, Gruda pyet: Pse VV mundet me u vonu 37 ditë, e PDK një ditë jo
  • 21:35Parashikimi i motit për të martën