Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas arrestimeve të kosovarëve, shtohen thirrjet që mërgimtarët të shmangin kalimin përmes Serbisë

GD
Gazeta Demos4 korrik 2026 në 22:02
Pas arrestimeve të kosovarëve, shtohen thirrjet që mërgimtarët të shmangin kalimin përmes Serbisë

Mërgimtarët që do të kalojnë tranzit përmes Serbisë në rrugën për në shtëpitë e tyre, sipas njohësve të çështjeve të sigurisë në vend, do të jenë në cak të shtetit serb.

Pas arrestimit të Osman Selmanit, përsëritjen thirrjet që të shmanget kalimi përmes Serbisë.

Me akuza pothuajse të njëjta për tetë vite i ndaluan 15 kosovarë.

Me 1 korrik, u arrestua Osman Selmani, në pikëkalimin kufitar në Mutivodë.

Ndonëse ky i fundit nuk ishte as ushtar i UÇK-së siç deklaruan institicionet atje, për të u caktuan 30 ditë paraburgim.

Organizata e Veteranëve të Luftës, të premten sqaroi se Selmani, nuk rezulton të ketë qenë pjesë e UÇK-së, derisa bëjnë thirrje për të shmangur kalimin përmes Serbisë. “Këto arresime që po bëhen në vazhdimësi me këto arrestime që s’u ndalën asnjëherë prej përfundimit të luftës sonë, andaj bëjmë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që të mos ta marrin këtë rrugë sepse tani është koha e pushimeve kur ata do të vijnë”, ka thënë Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Syla tha se qasja e Serbisë ndaj kosovarëve s’ka ndryshuar ndër vite.

Kurse eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se mërgimtarët, numri i të cilëve rritet dukshëm gjat korrikut e gushtit, mund të jenë cak i shtetit të Serbisë.

‘Shteti i Serbisë tanimë në fazën aktuale ku shumë qytetarë tanë, lëvizin të vijnë në Kosovë që përdorin territorin e Serbisë do të jenë target të strukturave të sigurisë të Serbisë të cilët kanë mbledhur të dhëna për persona që kanë kaluar më herët në territorin e Serbisë dhe kanë krijuar tanimë dosjet e tyre”, ka thënë Drizan Shala, ekspert i Sigurisë.

Ndërkohë televizioni ka kërkuar provuar të marrë një qëndrim edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në lidhje me këtë çështje por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /dukagjini

arrestimeSerbia

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare