Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se sot kanë pranuar për trajtim dhe hetim, një rast të referuar nga Policia e Kosovës, në lidhje me dyshimin se një zyrtar policocr në detyrë në Stacionin Policor Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka kryer veprime të kundërligjshme.
IPK ka thënë se sipas informatave fillestare të siguruara gjatë hetimit, më 9 shtator 2026, një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e një shume parash ( 105 eurosh).
Në kuadër të veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se shuma e parave ishte gjetur nga një udhëtare, shtetase e Republikës së Kosovës me banim në Gjermani, e cila më pas ia kishte dorëzuar paratë një zyrtari policor.
Pas pranimit të rastit, IPK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin dhe administrimin e informatave dhe provave fillestare. Bazuar në shkresat e pranuar për këtë rast, zyrtari policor ka pranuar se kishte marrë paratë, por ato nuk i kishte dorëzuar dhe trajtuar në pajtim me procedurat ligjore dhe institucionale të parapara për raste të tilla.


