Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
Sipas njoftimit të IHMK-së, situata meteorologjike ka ndryshuar në vend.
Në fushat barike dhe termike janë vërejtur ndryshime të vogla, të cilat kanë ndikuar që dita e enjte dhe ajo e premte të paraqiten me kushte paksa të ndryshme nga parashikimi fillestar.
Sipas imazheve të fundit satelitore, pritet një zhvillim i lehtë i vranësirave dhe reshjeve të shiut në disa zona të vendit.
Të enjten, pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone.
Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.
