Një javë e nxehtë po e pret Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur meteorologu Besim Aliu në emisionin “Ora Shtatë”.
“Kjo javë parashihet të jetë bukur e nxehtë meqenëse vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferikë. Këto masa të ardhura nga pjesë veriore e Afrikës, do të ndikojnë në rritjen e temperaturave mesatare për muajin që jemi”, u shpreh Aliu.