Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 23:03
​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu në gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve, të mërkurën dhe të enjten reshjet do të jenë më intensive, ndërsa ditët e tjera do të mbizotërojnë vranësirat me reshje shiu të intensitetit më të dobët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pikëpamja agrometeorologjike, këto kushte konsiderohen të favorshme për bimët dhe tokën, pasi nuk parashihen temperatura negative që mund të dëmtojnë kulturat e mbjella. Lagështia e shtuar nga reshjet do të ndihmojë në mbajtjen e tokës së lagur, duke lehtësuar proceset e rritjes së bimëve dhe aktivitetet e punimeve bujqësore. Gjithashtu, mungesa e ngricave dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të mira për zhvillimin normal të kulturave pranverore.

“Bujqit këshillohen të përfitojnë nga këto ditë për të vazhduar me punimet e tokës, mbjelljet e reja, dhe kujdesin për bimët( kryesisht permët), duke shfrytëzuar kushte optimale agrometeorologjike pa rrezik nga dëmtimet e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.

Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3 -5° C, kurse ato maksimale: 6-9°C.

Ditën e martë, moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat minimale: 1 – 3°C, kurse ato maksimale: 6-9°C

Të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1-4°C, kurse ato maksimale: 5-7°C

Të enjten mot do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale:1-4°C dhe ato maksimale:7-9°C

Ditën e premte, do jetë mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 4°C, ndërsa, ato maksimale: 8- 11°

Moti

Më shumë nga Lajme

  • 17:57Kanin: Kosova veproi me bindjen se Uashingtoni është gjithmonë aty, Kurti nuk shkon mirë me askënd
  • 16:5710 ditë deri te verdikti, 16 shtatori vendos fatin e ish-krerëve të UÇK-së
  • 16:48Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi
  • 16:37A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
  • 16:37Diell, shi e shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme