Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon prindërit dhe i kërcënon me mjet prerës

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 22:07
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon prindërit dhe i kërcënon me mjet prerës

Një ngjarje e rëndë familjare është parandaluar në kohë nga Policia e Himarës, ku një 35-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në banesë dy prindërit e tij, duke i kërcënuar me mjet prerës.

Sipas informacioneve, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur negociata intensive me autorin, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të situatës.

Pas rreth një ore komunikimi, një efektiv policie, ka arritur të krijojë kontakt të drejtpërdrejtë me 35-vjeçarin, duke ndikuar në qetësimin e tij dhe uljen e tensionit.

Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, por reagimi i menjëhershëm i policisë bëri të mundur neutralizimin e tij dhe shmangien e pasojave më të rënda, ndërsa prindërit janë shpëtuar pa lëndime.

35-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është referuar për trajtim të specializuar në shërbimet psikiatrike.

himare

Më shumë nga Lajme

  • 18:42Bllokohet rruga te “Qafa”, pranë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës
  • 18:41Musliu i bën thirrje VV-së që të kthehet në sallë dhe të votojë Ligjin për Specialen
  • 18:37Mbyllen dyert ee Kuvendit edhe ngas brenda shkak i sigurisë
  • 18:35Dy kordone të Policisë vendosen te Kuvendi, shtohet prania e forcave policore
  • 18:34Gruda: Fjalimi i Kurtit për Gjykatën Speciale ishte dorëzim para përgjegjësisë