Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Parandalohet kontrabanda në aeroport, udhëtari nga Gjermania kapet me ora mbi 12 mijë euro

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 14:48
Parandalohet kontrabanda në aeroport, udhëtari nga Gjermania kapet me ora mbi 12 mijë euro

Kjo u parandalua nga oficerët doganorë, të cilët kanë zbuluar mallra të padeklaruara me vlerë të konsiderueshme.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës, bëhet e ditur se një udhëtar i ardhur nga Gjermania është selektuar për kontroll në pikën kufitare Aeroporti – Arritje, pasi kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, që është i destinuar për udhëtarët pa mallra për të deklaruar.

Gjatë kontrollit të bagazheve, pas dyshimeve të ngritura nga imazhet në skaner, janë zbuluar dy orë dore me vlerë mbi 12 mijë e 600 euro, ndërsa vlera e taksave të papaguara kap shifrën prej 3 mijë e 700 euro.

Sipas njoftimit, ndaj udhëtarit është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallit, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është drastik
  • 23:35Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve
  • 23:22“Temperatura nën zero”-Parashikimi i motit për nesër
  • 23:13Vdes në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas
  • 23:05Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë