Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paralizohet transporti publik në Gjermani

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 16:58
Paralizohet transporti publik në Gjermani

Pothuajse në të gjithë Gjermaninë është ndërprerë transporti publik. Mijëra punonjës janë në një grevë 48-orëshe. Verdi, një nga sindikatat më të mëdha të sektorit publik në vend, është duke negociuar me bashkitë dhe autoritetet rajonale një marrëveshje të re kolektive në emër të tyre.

Bisedimet prekin rreth 150 kompani autobusësh, tramvajesh dhe trenash, me rreth 100 mijë punonjës në të gjithë Gjermaninë.

Prej mëngjesit të së premtes, metrotë, tramvajet dhe autobusët ndaluan së funksionuari. Vetëm disa prej tyre kanë operuar me orare të kufizuara emergjente. Këtu përfshihen qytete kryesore si Berlini, Hamburgu, Dusseldorf, Frankfurt, Stuttgart dhe Mynih. Mediat raportojnë se shërbimet e rregullta do të rifillojnë në orën 3:00 të mëngjesit të dielën.

Sindikata kërkon që të shkurtohen orët javore të punës dhe të rriten periudhat e pushimit midis ndërrimeve. Gjithashtu, që punonjësit të marrin paga më të larta për punën e orëve të natës dhe gjatë fundjavës. Kërkesat ndryshojnë nga një qytet në tjetrin.

Greva nuk do të ndikojë në transportin publik të operuar nga kompania hekurudhore “Deutsche Bahn”, që do të thotë se trenat rajonalë dhe të distancave të gjata, si dhe disa nga trenat periferikë, do të vazhdojnë të funksionojnë.

Më shumë nga Lajme

  • 09:17I riu nga Shtimja dorëzon në polici portofolin me para
  • 09:16Pritje të gjata në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 09:015 centë më lirë: Ky është çmimi i naftës për sot
  • 08:48Kapen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, paratë ishin fshehur në kamion
  • 08:45Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”