Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paralajmëron IHMK: Ulje e temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga ngricat në Kosovë

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 21:00
Paralajmëron IHMK: Ulje e temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga ngricat në Kosovë

Pas reshjeve intensive të shiut gjatë tre ditëve të fundit, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit dhe me intensitet më të ulët në pjesë të tjera të Kosovës, gjatë natës së sotme pritet një ndryshim i dukshëm i kushteve meteorologjike

Sipas sinoptikëve, presioni atmosferik do të vazhdojë të bjerë, duke lehtësuar kalimin e një sistemi frontal aktiv mbi rajon. Era, e cila gjatë ditës ka fryrë nga juglindja, gjatë natës do të ndryshojë drejtimin nga veriu dhe verilindja, duke sjellë masa ajrore të ftohta me origjinë veriore. Si pasojë, temperaturat do të bien ndjeshëm në të gjitha rajonet e vendit.

Reshjet e shiut pritet të kalojnë gradualisht në reshje bore, fillimisht në zonat kodrinore dhe malore, dhe më pas edhe në fushat e ulëta, duke krijuar shtresa bore edhe në zonat e fushave. Në disa lokalitete malore reshjet e dendura të borës tashmë po regjistrohen dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Temperaturat minimale do të bien nën zero gradë Celsius gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit, duke krijuar kushte për ngrica në rrugë, trotuare, ura dhe zona të ekspozuara ndaj lagështirës. Këto kushte mund të rrezikojnë sigurinë e trafikut, veçanërisht në rrugët malore, akset dytësore dhe zonat me reliev të thyer, ku priten ngrirje dhe reshqitje të shpejta të sipërfaqeve rrugore.

Autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve rekomandojnë gatishmëri të plotë, ndërsa pjesëmarrësit në trafik këshillohen të përdorin pajisje dimërore, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet reale të rrugës.

Këto kushte meteorologjike mund të ndikojnë edhe në sektorë të tjerë, si bujqësia, furnizimi me energji elektrike dhe aktivitetet e përditshme të qytetarëve. Qytetarët paralajmërohen të ndjekin njoftimet zyrtare meteorologjike dhe të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e pronës dhe sigurinë personale.

IHMK

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë