Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paralajmëron Adriatik Kelmendi: Kjo datë do të mbetet në histori si dita e zezë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 17:43
Paralajmëron Adriatik Kelmendi: Kjo datë do të mbetet në histori si dita e zezë

Gazetari Adriatik Kelmendi ka paralajmëruar ditë të zeza për Kosovën në rast se konstituimi i Kuvendit do të dështojë sot.

Sipas Kelmendit, dy deputetë nga një parti po ua ndalojnë punën 118 deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse sonte deri në mesnatë nuk konstituohet Kuvendi, kjo datë do të mbetet në histori si dita e zezë kur dy deputetë krye në vete vendosën ta shuajnë institucionin më të lartë të shtetit – Kuvendin. Dy deputetë nga një parti, në koordinim me njëri-tjetrin, ua ndalojnë punën 118 deputetëve të tjerë”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Kelmendi ka thënë se histori do të çuditet, ndërkaq ditë të zeza do të vijnë për Kosovën.

“Historia gjithsesi do të çuditet se si ndodhi që edhe 118 deputetë të tjerë iu nënshtruan vullnetit të vetëm dy deputetëve. Çka bënë ata 118 për ta ruajtur Kuvendin e Republikës së Kosovës?! Momentalisht Kosova nuk ka kryeministër fuqiplotë, nuk ka President, nuk ka Kryetar Kuvendi. Legjitimë janë vetëm deputetët. Por çuditërisht një deputet shkon në zyre dhe punon si kryeministër dhe një deputete tjetër shkon në një zyre dhe punon si Kryetare e Kuvendit dhe në një tjetër zyre si Presidente. Veç deputetët e tjerë nuk lejohen të shkojnë në punën e vet”.

“Edhe pse deputetët janë të vetmit që gëzojnë besimin direkt të qytetarëve për vendin e tyre të punës. Zor të ketë ndonjë armik të Kosovës i cili nuk do t’i gëzohej një zhvillimi të këtillë! Ditë të zeza për shtetin tonë!”, përfundon postimi i Kelmendti.

kelmendihistoriadriatik

Më shumë nga Lajme

  • 18:29Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në e Pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Thaçin
  • 18:13Seanca e nesërme në Kuvend, Aleanca del në konferencë sonte
  • 18:09Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së
  • 18:00Fundjavë përvëluese në Kosovë
  • 17:58Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59