Fatmir Limaj, deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kuvendi i Kosovës s’e ka kryer punën e vetë për monitorimin e Gjykatës Speciale.
Limaj e deklaroi këtë përmes ‘Facebook’-ut pas pjesëmarrjes në protestën që kundërshtonte padrejtësitë e Gjykatës Speciale. Limaj tutje shtoi se ka propozuar një institut të pavarur për monitorim profesional të kësaj gjykate.
“ Kosova kërkon drejtësi dhe nuk kerkojne asgje me shumë se të vërtetën dhe barazi para ligjit! Fatkeqësisht, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Para pesë vitesh, u kam propozuar grupeve parlamentare që Parlamenti i Kosovës të shfrytëzojë mundësinë për të kontaktuar institute të pavarura dhe të specializuara, të cilat ofrojnë monitorim profesional.
