Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paqartësi para Kuvendit të LDK-së: Ende nuk dihet nëse do të ketë dorëheqje të Abdixhikut apo votëbesim ndaj tij

GD
Gazeta Demos27 janar 2026 në 19:14
Paqartësi para Kuvendit të LDK-së: Ende nuk dihet nëse do të ketë dorëheqje të Abdixhikut apo votëbesim ndaj tij

Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën do të mbajë Kuvendin e saj. Por, ende nuk dihet se çka do të ndodhë në këtë Kuvend. Rendi i ditës ende nuk është publikuar.

Mbështetësit e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, po pretendojnë se në Kuvend do të ketë vetëm votëbesim ndaj kryetarit të partisë.

Kështu është bërë e ditur edhe në një komunikatë të degës së LDK-së në Pejë.

“LDK në Pejë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku. Anëtarët e Kryesisë diskutuan hapur për situatën aktuale në parti, dhe shumica e diskutimeve ishin në mbështetje të kryetarit Lumir Abdixhiku”, është thënë në njoftim.

Kurse, deputeti Avdullah Hoti, i cili e ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, ka thënë se në rend të ditës duhet të jetë zgjedhja e kryetarit të ri.

Në një intervistë në Pressing, ai ka thënë se Abdixhiku ka dhënë dorëheqjeje dhe nuk mund më të kërkojë votëbesimin e delegatëve.

“Natën e zgjedhjeve Lumir Abdixhiku ka dhënë dorëheqje, në diskutimet e brendshme ka thënë do t’iu ofrojë dorëheqjet në Kuvendin e LDK-së. Deklarimi i një zyrtari publik është obligim për t’iu përmbajtur, mbi bazën e atij deklarimi që ai do t’ia ofrojë dorëheqjen Kuvendit të LDK-së, prezenca ime këtu është statutare, e kam njoftu opinionin që unë do të dërgojë besimin e delegatëve për të drejtuar LDK-në”, ka thënë ai.

As kryetari i LDK-së nuk ka treguar se çka do të ndodh në këtë Kuvend.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai vetëm e ka publikuar ftesën e Kuvendit.

“LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo. Kështu do të veprojmë sërish, këtë të shtunë. Këtë të shtunë mblidhemi për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet tona, me vullnet të lirë dhe me votë të lirë, ashtu siç i takon një partie demokratike që respekton anëtarësinë e saj dhe asnjë interes tjetër veç saj. Ky është parimi ynë dhe mënyra jonë e veprimit. LDK nuk di ndryshe”, ka shkruar ai, duke mos dhënë detaje tjera.

“Koha tani të flasë anëtarësia jonë. Nga ky proces do të dalim më të fortë, më të organizuar, më funksional e më të përqendruar te e ardhmja e LDK-së dhe e Kosovës. Sot kam dërguar ftesën zyrtare për delegatët e LDK-së. Të shtunën takohemi për të vendosur drejtimin e shtëpisë sonë”, ka shkruat ai.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 12:55FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve ‘HMMWV’ me mbështetjen amerikane
  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar
  • 12:31Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 12:21Mërgata shqiptare në Finlandë proteston të shtunën kundër aktgjykimit të Speciales