Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Papailiou: Kosova ka bërë progres në sektorin energjetik

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 20:31
Papailiou: Kosova ka bërë progres në sektorin energjetik

Në Prishtinë janë mbledhur ekspertë dhe përfaqësues të sektorit energjetik nga 17 vende të Evropës Juglindore për të diskutuar zhvillimet më të fundit në energji.

Pjesë e takimit ishte edhe drejtori i Këshillit Ndërkombëtar për Rrjetet e Mëdha Elektroenergjetik, Konstantin Papailiou.

Në një intervistë dhënë RTK-së, Papailiou tha se Kosova ka bërë progres në sektorin energjetik, por sipas tij, ka ende punë në modernizimin e infrastrukturës dhe reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit.

“Mendoj se Kosova, duke qenë një shtet relativisht i ri, ka bërë progres të madh për të krijuar një sektor energjetik të organizuar mirë, megjithëse, si shumë vende të tjera, ka ende shumë punë për t’u bërë. Duhet të përmirësohet rrjeti i transmetimit, të ndërtohen kapacitete magazinimi, bateri, dhe të sigurohet që sistemi të funksionojë me energji të rinovueshme sa më shpejt”, ka thënë Papailiou.

Ai përmendi edhe sfidat aktuale në sektorin energjetik në vend.

“Sfidë është ndërtimi i infrastrukturës së re dhe gjetja e njerëzve për ta bërë këtë, sepse në fakt sfidë edhe më e madhe sesa sigurimi i projekteve dhe pajisjeve është gjetja e njerëzve, veçanërisht të rinjve, që janë të interesuar në këtë mision për të shpëtuar planetin”, ka shtuar ai.Sipas tij, stabiliteti politik është i rëndësishëm në tërheqjen e investimeve në këtë sektor.

“Të kesh një qeveri stabile dhe veçanërisht një qeveri që e kupton rëndësinë e tranzicionit energjetik është jashtëzakonisht e rëndësishme, së pari për investitorët, por edhe për komunitetin. Misioni ynë në mbarë botën është të sigurohemi që ky planet të dekarbonizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe nga ajo që kuptoj, Kosova po bën hapa të mëdhenj”ka thënë tutje Papailiou.Për rëndësinë e takimit mes vendeve të Evropës Juglindore foli edhe kryesuesja e organizatës CIGRE në Kosovë.

Gjatë ditës, drejtori i CIGRE u takua edhe me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

energji elektrike

Më shumë nga Lajme

  • 14:09Kërkohej nga Interpoli, kosovari ekstradohet në Shqipëri
  • 13:31IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
  • 13:31Ish-futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
  • 12:55Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane
  • 12:53Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit