Një moment i frikshëm është filmuar në Selanik, kur një tubacion uji në qytet ka shpërthyer me një presion të madh.
Referuar mediave greke, tubacioni ka shpërthyer me forcë të jashtëzakonshme, ndërsa për shkak të presionit, tubi i ujit lëvizte në mënyrë të pakontrolluar duke goditur me forcë një punëtor në një kantier ndërtimi në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos.
Fuqia e ujit arriti në një lartësi prej dy metrash, ndërsa punëtori u rrëzua menjëherë në tokë dhe u përpoq të largohej nga vendi me një litar, në përpjekje për të shpëtuar veten.
