Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të Kosovës. Shtëpi, ferma dhe vetura janë përmbytur në disa komuna. Në një gjendje veçanërisht kaotike ndodhet Komuna e Ranillugut.

Fotografi i njohur, Arian Mavriqi, ka realizuar disa pamje nga ajri që pasqyrojnë qartë gjendjen e rënduar të kësaj komune pas vërshimeve.