Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pal Lekaj reagon ashpër ndaj koalicionit të Partisë Demokristiane me VV: Nga vlera të djathta, u shndërruan në degë të majtë

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 22:02
Pal Lekaj reagon ashpër ndaj koalicionit të Partisë Demokristiane me VV: Nga vlera të djathta, u shndërruan në degë të majtë

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas njoftimit se Partia Demokristiane e trashëguar nga veprimtari Mark Krasniqi ka hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lekaj ka deklaruar se kjo parti, e cila dikur identifikohej me vlera të mirëfillta të djathta, është shndërruar sot në një “degë të majtë”, duke u larguar nga parimet për të cilat ishte themeluar.

Sipas tij, udhëheqja aktuale e degës lokale të kësaj partie “as nuk i njeh e as nuk i kupton konceptet bazë të drejtimit politik”, duke akuzuar se drejtimin e kanë marrë individë të cilët “nuk kanë qenë pjesë e asnjë procesi të mirë për vendin”.

I plotë:

“Partia Demokristiane”, e trashëguar nga i ndjeri Mark Krasniqi, nga një parti me vlera të mirëfillta të djathta është kthyer në një “degë të majtë”.

Jam më se i bindur se udhëheqja e kësaj dege lokale as nuk i di e as nuk i kupton konceptet e drejtimeve politike, sepse pikërisht kjo udhëheqje e ka shkatërruar një parti që ishte simbol i vendit në shumë procese të rëndësishme. Në krye të saj erdhën njerëz që nuk ishin pjesë e asnjë procesi të mirë për vendin, dhe këtë e dëshmuan edhe me koalicionin me të majtën ekstreme në Kosovë, duke treguar se për ta kanë rëndësi vetëm interesat e një grupi klanor, që po e çon një nga partitë e para shqiptare në Kosovë drejt fundosjes.

I ftoj të gjitha strukturat dhe mbështetësit e vlerave të djathta që t’u bashkohen këtyre vlerave kombëtare për të mirën e vendit, sepse të gjithë e dimë se ku janë ato vlera kombëtare.

Kapitullimi i tyre është sot dhe kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 10:53Rritet çmimi i naftës në tregjet globale
  • 10:52Kurti i quan dy palë zgjedhje të paarsyeshme: Rezultati nuk ndryshoi
  • 10:48Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve
  • 10:32Dogana ndalon shmangien e 37,800 eurove detyrime doganore në Prizren
  • 10:21Kosova me sy kah Haga, 48 orë nga vendimi për çlirimtarët