Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pal Lekaj dhe të tjerët sot para gjykatës për “53 milionëshin”

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 10:10
Pal Lekaj dhe të tjerët sot para gjykatës për “53 milionëshin”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e radhës e rigjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi” ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arben Xhaferi”.

Gjykimi fillestar i këtij rasti ishte shtyrë pasi i akuzuari, Pal Lekaj, ishte shprehur se nuk e ka pranuar aktakuzën dhe për këtë nuk qe i gatshëm të deklarohet rreth saj.

Lekaj u shpreh se sa i përket provave i kishte marrë, mirëpo sa i përket aktakuzës atë nuk e ka marrë.

Pasi gjykata e pajisi Lekajn me aktakuzë, u pyet se a ka pasur mundësi ta lexojë atë, e ai u përgjigj se për këtë i duhen 10 ditë kohë.

“Nuk më ka mjaftuar koha, se koha shumë e shkurtë. Unë e potencova brenda 10 ditë kohë që ta kuptojë aktakuzën dhe të kem konsultime me avokatin. Sot nuk mund të deklarohem lidhur me fajësinë se nuk jam i gatshëm të deklarohem”, ishte shprehur Lekaj.

“Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 27 shtator 2017, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe si kryesues i Komitetit Ndërministror (KDNM) dhe Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri – drejtor i Prokurimit Publik në MI, i cili tani për tani është i paqasshëm për prokurorinë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në dobi të personit tjetër”, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ky veprim, sipas prokurorisë i ka lënë hapur mundësinë OE “Bechtel & Enka” që më 27 nëntor 2017 të paraqes pranë punëdhënësit kërkesën për pagesën e shumës shtesë në vlerë prej 63 milionë euro, në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, e cila kërkesë më pas ka zbritur në vlerën prej 53 milionë e 100 mijë euro.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin
  • 22:52Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit