Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.
Top Channel ka raportuar se nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.
