Pak orë pasi përfaqësuesit e Listës Serbe morën pushtetin në komunat me shumicë serbe, përfshirë katër komunat në veri të Kosovës, ata u paraqitën në Rashkë në një takim me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Pas takimit, Petkoviq deklaroi se “kthimi i komunave serbe në veri të Kosovës te populli” dhe “forcimi i mëtejshëm i komunave serbe në jug të Ibrit” është me rëndësi të madhe për “të ardhmen, të mirën dhe mbijetesën e popullit serb”.
“Po vijnë kohë më të mira edhe në Kosovë”, shkroi Petkoviq në një postim në Instagram.
