Një rast i pazakontë është regjistruar në Klinikën Emergjente (reparti internistik) në QKUK, ku një paciente mësohet se ka mbetur e braktisur prej më shumë se 24 orësh nga familjarët e saj.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, pacientja ndodhet e vetme në hapësirat e Emergjencës që nga dita e djeshme rreth orës 16:00,
Familjarët e kishin sjellë për trajtim dhe i kishin thënë stafit mjekësor "na thirrni kur të përfundojnë procedurat", por më pas kanë shkëputur çdo kontakt.
