Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paçarizi zhvillon takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë: PDK mbetet e bindur se fitorja në Prizren dhe në të gjithë Kosovën është e arritshme përmes punës

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 11:24
Paçarizi zhvillon takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë: PDK mbetet e bindur se fitorja në Prizren dhe në të gjithë Kosovën është e arritshme përmes punës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fetah Paçarizi ka njoftuar lidhur me takimet që ka zvhilluar në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë, shkruan GazetaDemos.

Takimet u fokusuan në bashkëbisedim me qytetarë dhe struktura partiake, me qëllim të forcimit të organizimit dhe prezantimit të vizionit qeverisës të PDK-së.

Fillimisht, në Gjonaj të Hasit, u mbajt një takim me banorët e kësaj treve, ku u shpreh mbështetje e fuqishme për projektin qeverisës të PDK-së.

Banorët theksuan se puna, tradita dhe përkushtimi janë vlera që kanë garantuar zhvillim ndër vite dhe se vetëm përmes një vizioni të qartë mund të ecet përpara. Besimi për ndryshim u konfirmua si i palëkundur.

Më pas, aktivitetet vazhduan me një vizitë në nëndegën e PDK-së në Arbanë. Gjatë këtij takimi u shpreh falënderim i veçantë për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të kësaj nëndege, e cila në çdo proces zgjedhor ka qenë promotor i sukseseve të PDK-së.

Në Arbanë u diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, si dhe u riafirmua besimi i plotë në programin qeverisës të kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza.

PDK mbetet e bindur se fitorja në Prizren dhe në të gjithë Kosovën është e arritshme përmes punës së përbashkët dhe mobilizimit të strukturave dhe qytetarëve.

Më shumë nga Lajme

  • 13:01“Kaos dhe anarki totale”, Hoxhaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik për të blerë kohë”
  • 12:35Aksion në Deçan, pesë persona ndalohen për bixhoz të paligjshëm
  • 12:25Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë
  • 12:04Trump sërish: Ngushtica e Hormuzit është territor amerikan
  • 11:43“Kushtetuta nuk është meny”, Tahiri kërkon mbajtjen e seancës konstituive