Profesori universitar, Rrahman Paçarizi tha se nuk e përjashton mundësinë që mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, të marrë votat e nevojshme për të udhëhequr me ekzekutivin.
Sipas Paçarizit, partitë tjera parlamentare mund ta votojnë Konjufcën për kryeministër me të njëjtin arsyetim që e votuan Dimal Bashën për postin e kryetarit të Kuvendit.
“Nëse po flitet që tashmë e ka një votë më shumë dhe i duhen edhe tri vota mund të dalin deputetë që e votojnë me të njëjtin arsyetim që e votuan Dimal Bashën duke thënë po e fusim në kurth Vetëvendosjen, kjo është gabim”, tha Paçarizi.
