Opinionisti Rrahman Paçarizi në emisionin "Info Magazine" në Klan Kosova tha se Gjykata Speciale e ka dëmtuar Kosovën që nga dita e themelimit të saj. Sipas tij, tentativa për të bërë ndryshime përmes amendamentimit të ligjit është një hap i gabuar, ndërsa theksoi se më e rrugës do të ishte zhbërja e plotë e saj.
Sipas Paçarizit, ndryshe nga Tribunali Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, Gjykata Speciale nominalisht dhe juridikisht konsiderohet gjykatë e Kosovës, por në praktikë vepron si një sistem krejtësisht parallel.
Vetë themelimi i saj e ka dëmtuar Kosovën mjaftueshëm, sepse Kosova ka pranuar se nuk mund t'i trajtojë rastet e këtilla të rënda të dyshimeve për krimet e luftës. Kjo gjykatë duket sikur është ndërtuar për të dënuar, sepse e gjithë struktura dhe mënyra e organizimit të saj është bërë e tillë që të mos mund të ndërhyhet nga askush në Kosovë," tha Paçarizi.

