OVL-UÇK në Deçan në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Qelë Ukaj dhe Zef Gjokaj, kanë bërë homazhe në nderim të sakrificës së tyre.

Me këtë rast, të njëjtit kujtuan edhe dëshmorin Nik Hajdaraj në Jabllanicë (Shqiponjë) të Gjakovës, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe veprën e tij heroike.

“Në përvjetorin e rënies në Altarin e Lirisë, sot me homazhe kemi përkujtuar Dëshmorët e Kombit, Qelë Ukaj dhe Zef Gjokaj, të rënë në vijën e frontit, tek kryqi i fshatit Dashinoc. Me këtë rast, nderuam sakrificën e tyre sublime për lirinë dhe dinjitetin e atdheut.🇦🇱 Po ashtu, sot kemi përkujtuar edhe Dëshmorin Nik Hajdaraj në Jabllanicë (Shqiponjë) të Gjakovës, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe veprën e tij heroike. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! 🇦🇱”, thuhet në njoftim.