Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 23:05
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përgjigjes që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë bërë Rezolutës së Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së.

Kjo organizatë thotë se përgjigjja e DhSK-së nuk mund të trajtohet si një akt i thjeshtë formal.

“Kujtojmë se Dhomat e Specializuara burojnë nga vendimmarrja e Kuvendit të Kosovës dhe, si të tilla, nuk mund të sillen sikur janë të shkëputura nga vullneti politik dhe sovran i tij. Një përgjigje që në thelb përkthehet si ‘e kemi marrë në dijeni, por veprojmë sipas tonës’ është jo vetëm zhgënjyese, por edhe e dëmshme për besimin në drejtësi”, tha OVL-UÇK.

Organizata e Veteranëve të Luftës tha se UÇK-ja zhvilloi një luftë të drejtë dhe të domosdoshme për liri, dhe theksoi se udhëheqësit e saj meritojnë trajtim me dinjitet dhe barazi të plotë.

“Çdo proces që injoron këtë realitet dhe vazhdon të rëndojë padrejtësisht mbi Kosovën, nuk i shërben as drejtësisë dhe as paqes”, u tha në këtë reagim.

OVL UÇK kërkoi që Rezoluta e Kuvendit të trajtohet me seriozitet të plotë dhe të reflektohet në vendimmarrje konkrete.

“Respektimi i sovranitetit dhe i institucioneve të Kosovës nuk është opsion, por detyrim”, përfundoi OVL-UÇK.

Sipas një komunikimi zyrtar të publikuar nga Nacionale, Trendafilova konfirmoi pranimin e Rezolutës por jo diçka më shumë duke theksuar se legjislacioni i Dhomave garanton gjykim të drejtë dhe pavarësi gjyqësore.

“Me këtë e pranoj marrjen e Rezolutës Nr. 10-R-001, të miratuar më 12 shkurt 2026, që ka të bëjë me procedurat gjyqësore para Dhoma të Specializuara. Korniza ligjore që rregullon Dhomat e Specializuara, ashtu siç është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përfshin standardet ndërkombëtare të njohura të gjykimit të drejtë dhe garancive të fuqishme të pavarësisë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Trendafiloves

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 12:17Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit, sakrifica e tyre është themeli i lirisë
  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë