Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL e UÇK-së reagon pas deklaratave të ambasadorit gjerman: Po e përgatisin opinionin për një vendim të shkruar diku tjetër

GD
Gazeta Demos22 mars 2026 në 14:00
OVL e UÇK-së reagon pas deklaratave të ambasadorit gjerman: Po e përgatisin opinionin për një vendim të shkruar diku tjetër

Një deklaratë e fundit e ambasadorit gjerman Rainer Rudolph ka nxitur reagime në Kosovë, duke hapur debat mbi integritetin e procesit gjyqësor në Hagë, thekson OVL UÇK.

Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka reaguar publikisht, duke “ngritur dyshime serioze për ndikime të jashtme në vendimmarrjen e Gjykatës Speciale”, vijon OVL UÇK.

Sipas Gucatit, fakti që tema e “dënimeve apo lirimeve” po diskutohet nga ambasadorë ndërkombëtarë pikërisht në prag të vendimit, nuk është rastësi. Ai e cilësoi këtë si përpjekje për të përgatitur opinionin publik për një vendim që, sipas tij, “duket se tashmë është i shkruar diku tjetër”.

Ky është reagimi i plotë i Gucati t:

Deklarata e ambasadorit gjerman Rainer Rudolph ngre dyshime serioze për procesin gjyqësor në Hagë.

Pse po ngrihet kjo temë pikërisht tani nga ambasadorët, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale? Kjo është përpjekje për ta parapërgatitur opinionin për një vendim që duket se tashmë është i shkruar diku tjetër.

Nuk është neutralitet nëse ambasadorët flasin për “dënime apo lirime”, por është paragjykim i hapur i procesit dhe sinjal i qartë i ndikimit të jashtëm.

Drejtësia nuk duhet as të diktohet, as të parapërgatitet dhe as të ndërtohet me mesazhe diplomatike.

Asnjë vendim, absolutisht asnjë, që e cenon luftën tonë, nuk do të pranohet. Nuk e lejojmë askënd të luajë me sakrificën tonë!

OVL e UÇK

Më shumë nga Lajme

  • 15:29Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin
  • 15:22Hysni Gucati optimist për aktgjykimin ndaj çlirimtarëve: Nesër Kosova do të festojë
  • 15:08Hysni Gucati optimist për aktgjykimin ndaj çlirimtarëve: Nesër Kosova do të festojë
  • 15:08KDI: Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë pasojat e shkeljes së afateve për konstituimin e Kuvendit
  • 15:06Nga sot flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë