Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL e UÇK-së mbështet propozimin që Thaçi të zgjidhet president pas kthimit në Kosovë

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 14:57
OVL e UÇK-së mbështet propozimin që Thaçi të zgjidhet president pas kthimit në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbështetur propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi, pas kthimit në Kosovë, të marrë mandatin nga Kuvendi dhe të zgjidhet president i vendit.

Në një reagim, OVL e UÇK-së ka vlerësuar se ky propozim ka “peshë kombëtare dhe institucionale” dhe se i shërben frymës unifikuese në vend.

Sipas organizatës, roli i Thaçit në luftën çlirimtare dhe përgjegjësitë e tij në proceset shtetformuese e shtetndërtuese të Kosovës paraqesin garanci për ecjen përpara të vendit në bashkëpunim me aleatët strategjikë.

“Institucionet relevante dhe forcat politike të Kosovës duhet ta shqyrtojnë seriozisht këtë propozim, përtej ndasive partiake”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së ka theksuar gjithashtu se kthimi i Thaçit duhet të pritet me dinjitet institucional dhe përmes zgjidhjeve të ligjshme, duke vlerësuar se Kosova nuk duhet të mbetet peng i vakumit institucional dhe rrethanave aktuale politike.

Sipas veteranëve, Kosova sot ka nevojë që interesi kombëtar, dinjiteti dhe siguria e shtetit të vendosen mbi ndasitë partiake, pa anashkaluar nderimin për ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë dhe shtetësinë e vendit.

uçk-sëpropoziminthaçi

Të ngjashme

Çitaku: Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi

Çitaku: Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi

19:04
Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit

Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit

08:23

Më shumë nga Lajme

  • 16:50Vitia paralajmëron për rikthimin e fruthit në Kosovë, u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët
  • 16:43Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit
  • 16:35Vdes profesori i njohur
  • 16:29Policia gjen granata, armë e mbi 2 mijë fishekë në Zubin Potok
  • 16:25Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan