Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL e UÇK-së: Gjithçka gati për protestën në Shkup, nuk pati pengesa në kufi

GD
Gazeta Demos13 dhjetor 2025 në 12:49
OVL e UÇK-së: Gjithçka gati për protestën në Shkup, nuk pati pengesa në kufi

Gjithçka është gati për nisjen e protestës paqësore në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Këtë e tha edhe nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, i cili bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë pengesë as në pikat kufitare.

Syla, mes tjerash, bëri të ditur se presin që protesta të zhvillohet e qetë sipas planit.

“Sipas informatave nga bashkëluftëtarët tanë, aktualisht nuk ka asnjë pengesë në pikat kufitare. Qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe gjithçka po shkon mirë. Presim që protesta e paralajmëruar nga OVL UÇK të zhvillohet qetë dhe sipas planit”, u shpreh Syla për Dukagjinin.

Kujtojmë se kjo protestë mbahet pas asaj në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, akuza për të cilat të katër ish-zyrtarët e lartë janë deklaruar të pafajshëm.

OVL-UÇK

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji
  • 22:56Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale