Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani viziton Dritën e Gjilanit, përgëzon klubin për sukseset evropiane

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 15:16
Osmani viziton Dritën e Gjilanit, përgëzon klubin për sukseset evropiane

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në Gjilan, të cilën e ka cilësuar si një ditë të mbushur me energji, kreativitet dhe frymëzim.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se ka uruar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për mandatin e tij të dytë, me të cilin ka bashkëbiseduar për projektet që synojnë të sjellin më shumë zhvillim dhe mundësi të reja për qytetin.

“Urova Kryetarin Alban Hyseni për mandatin e tij të dytë dhe bashkëbiseduam për projektet që do t’i japin qytetit më shumë zhvillim dhe mundësi të reja.

Së bashku kaluam çaste të paharrueshme në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore, me disa performanca frymëzuese nga Kori i grave ‘Muza’, si dhe në mesin e më të vegjëlve e më të ëmbëlve, në kopshtin IP “Integj ”, shkroi e para e shtetit.

Osmani ka vizituar po ashtu kompaninë InterPLAST TROCAL, ku në kuadër të vizitës, ajo u ndal edhe në Klubin e Futbollit “Drita”, të cilin e përgëzoi për arritjet në garat vendore dhe ato evropiane, duke theksuar se po e përfaqëson Kosovën me dinjitet.

“Po ashtu, dëgjuam për sukseset e kompanisë InterPLAST TROCAL, si lidere në rajon dhe një shembull i shkëlqyer i punës së mirë, inovacionit dhe vizionit që e çojnë shtetin tonë përpara.

Vizituam edhe klubin e futbollit “Drita”, të cilët i përgëzova për rezultatet në nivel shtetëror, e posaçërisht në garat evropiane, në të cilat po na bëjnë krenarë të gjithëve.

Faleminderit Gjilan”, shkroi Osmani.

Më shumë nga Lajme

  • 12:10Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh
  • 12:08Babai e priste i përlotur djalin minator të dilte në sipërfaqe: Është në horizontin e fundit, 1 vit s’ka marrë rrogë
  • 12:07Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion
  • 11:43Si reagoi Justina Shiroka Pula kur e mori vesh se po kandidohet për presidente, jep detaje mikja e saj e ngushtë
  • 11:37Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë