Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 18:51
Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Albulena Haxhiu për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Në këtë moment të rëndësishëm institucional, ritheksoj nevojën bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave tona shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës sonë euroatlantike.”, shkroi Osmani.

I plotë:

Uroj znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e Kuvendit për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve tanë.

Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës.

Në këtë moment të rëndësishëm institucional, ritheksoj nevojën bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave tona shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës sonë euroatlantike.

Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë!

Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore!

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit
  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:35Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë